Ministria e Bujqësisë: Mbërrin vaksina parandaluese për dermatozën nodulare

  • 24 July 2016 - 12:52
Ministria e Bujqësisë: Mbërrin vaksina parandaluese për dermatozën nodulare

Ministria e Bujqësisë njofton se sot ka mbërritur vaksina parandaluese për dermatozën nodulare. Në një njoftim për mediat, ministria deklaron se janë 25 mije doza vaksine nga fondi emergjencës së BE-së.

Strategjia e vaksinimit në të gjithë vendin është e dakortësuar plotësisht me strukturat e Bashkimit Europian, thuhet më tej në njoftim.

Ministria sqaron se fillimisht do të vaksinohen fermat mbi 20 krerë, klinikisht të pastra.

(Kosova Sot)