Berisha uron Ramën për ditëlindjen e Zahos

  • 25 July 2016 - 14:10
Berisha uron Ramën për ditëlindjen e Zahos

Duke e cilësuar vendimin e Ramës për shpalljen e të hënës si ditë pushimi për administratëtn, ish-Kryeministri Sali Berisha tha se është e turpshme që vendoset ditë pushimi në ditëlindjen e djalit të Ramës.

Por pavarësisht kësaj, ai i ka uruar Zahos ditëlindjen.

“Vendimin tënd për të shpallur ditë pushimi si kjo, të cilën të gjitha mediat ta lidhin me një ngjarje personale dhe unë i uroj 1000 vjet djalit, por kjo është turpshme.”

“Tani do presim ditëlindjen tënde të bëjmë pushim, ditëlindjen e Lindës, të bëjmë pushim”– i tha Berisha Ramës.

(Kosova Sot)