Papa Françesku: Bota është në luftë, por jo në luftë fetare

  • 27 July 2016 - 16:56
Papa Françesku: Bota është në luftë, por jo në luftë fetare

Papa Françesku foli me gazetarët në avion papnor rrugës nga Roma në Poloni, kur pritet të fillojë një vizitë zyrtare 5 ditore.

Ai ka deklaruar se bota është në luftë, por ka theksuar se kjo luftë nuk është luftë fetare, shkruan AP.

I pyetur në lidhje me vrasjen e një prifti 85-vjeçar në një kishë Normandi të martën, Papa Françesku u përgjigj: “Fjala e vëretë është lufta…dhe po kjo është një luftë, sepse ai prift u vra në kohën e lutjeve. Por dua të sqaroj një gjë, kur flas për luftën, flas për luftën e interesave, të parave dhe burimeve…nuk janë duke folur për një luftë mes religjioneve.”

(Kosova Sot)