Bullgaria aktakuzë kundër 3 sirianëve për terrorizëm

  • 27 July 2016 - 19:01
Bullgaria aktakuzë kundër 3 sirianëve për terrorizëm

Autoritetet bullgare kanë ngritur sot aktakuzë kundër tre shtetasve të Sirisë për vepra terroriste.

Zyra e prokurorit të Bullgarisë i ka identifikuar tre të akuzuarit si Mohammad Abdulhamid 20 vjeçar, Al Abdahah Fadi 22 vjeçar dhe Al Fahdi Yassim 25 vjeçar.

Po ashtu, kjo zyre ka thënë se që të tre sirianët kishin fituar statusin e refugjatit në Gjermani dhe në fillim të këtij viti kanë provuar të udhëtojnë për në Siri për t’iu bashkuar grupeve xhihadiste.

Ata janë kapur në shkurt nga policia kufitare e Bullgarisë në qytetin kufitar Svilengrad.

Ata do të dalin në gjykatë më 2 gusht dhe mund të përballen me dënim deri në 10 vjet burg nëse shpallen fajtor.

(Kosova Sot)