Pamjet e reja zbulojnë pasojat e testit të bombës bërthamore (Video)

  • 27 July 2016 - 21:45
Pamjet e reja zbulojnë pasojat e testit të bombës bërthamore (Video)

Testet bërthamore që US Navy bëri në mesin e shekullit të kaluar në Bikini Atoll, përfundoi me pasoja të pakthyeshme. Agjencia e Sigurisë Kombëtare amerikane ka publikuar një video të re që tregon shpërthimin e bombës bërthamore.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare amerikane ka publikuar pamje nga regjistrimet që ishin bërë nga aeroplanët mbikëqyrjes në momentet para se të aktivizohej bomba, testimin bërthamor në Bikini Atoll.

Pamjet tregojnë se si u shkatërruan shumë luftanije dhe u fundosen në oqean, operacioni është quajtur “Crossroads”.

Testet në ishullin koralor, përfshinë periudhën prej 1946 deri 1958, i përbërë nga një numër i konsideruar i eksperimenteve bërthamore, tani kjo zonë tani është e pabanuar.

Fotografitë e reja tregojnë efektet e fuqishme të aktivizimit të bombave bërthamore. Ekipi që testoi këtë bombë shkatërruese kishin pritur shumë më pak dëme, por që rezultati përfundimtar ishte shumë më i keq se ata mund të kishin imagjinuar ndonjëherë.

Bomba e parë, e koduar me emrin “Able”, e ngjashme me atë që ishte përdorur në qytetin japonez Nagasaki shkatërroi vetëm disa barka të vogla. Por bomba e dytë, e koduar me emrin “Baker” shkaktoi pasoja më të mëdha.

Hedhur 25 korrik 1946 bombë “Baker”, ka shkaktuar një sasi të madhe të ujit dhe nisi një valë të fuqishme që shkatërroi plotësisht tërë flotën, por një goditje edhe më e madh ishte rrezatimi.

Efektet afatgjata të eksperimentit dhe ndikimi i saj në natyrë nuk pritej të ishte kaq i rëndë, po ashtu të gjitha veglat që u përdoren në këtë test janë zhytur qëllimisht, sepse ka shumë rrezik për përdorimin e tyre të mëtejshëm. 

(Kosova Sot)