Trump u frikësohet aq shumë rusëve

  • 29 July 2016 - 08:10
Trump u frikësohet aq shumë rusëve

Edhe pse shumë i morën për të vërteta, Donald trump u përpoq të shpjegonte se komentet e tij mbi rusët dhe e-mailet e zhdukura të Hillary Clintoni ishin sarkastike. “Po tallesha, - tha ai për Fox News një ditë pasi deklarata e bërë shkaktoi zemërim në mbarë vendin.

Keni 33 mijë e-maile të fshira, vazhdoi kandidati republikan, problemi i vërtetë këtu është çfarë thuhet në e-mailet e dërguara nga konventa demokratike. 

Publikimii e-maileve këtë javë nga Wikileaks u ka bërë shumë dëm demokratëve e dyshimet se kjo ishte vepër e inteligjencës ruse, hodhën rrënjë menjëherë. Kremlini mohon çdo përfshirje dhe miliarderi qesh me akuzat se hakërrimi u bë për të ndihmuar kandidimin e tij. 

Por kjo nuk do të thotë se Putin dhe Trump nuk bien dakord me njëri-tjetrin mbi një sërë çështjesh. Persa i takon goditjes së ISIS-it nga Putini, e mbështes plotësisht, tha Trump përpara disa kohësh. 

“Nëse do që ta bombardojë ISIS-in, le ta bombardojë, këtu nuk shoh ndonjë të keqe”, u shpreh ai.

Ajo çfarë dëgjoi shefi i Kremlinit ishte: Trump ndan mendimin e tij se në Siri rreziku i vërtetë është Shteti Islamik, e jo Rusia me avionët e saj. Sa për deklaratën e republikanit se Shtetet e Bashkuara mund të mos i ndihmojnë aleatët e NATO-s, si vendet balltike, nëse nuk përmbushin më parë detyrimet e tyre, ajo ishte muzikë për veshët e presidentit rus, që aleancën ushtarake e sheh si kërcënim të shtuar ndaj interesave ruse dhe si ide të vjetruar në një botë post-sovjetike.

“Besoj se zbutja e tensioneve me Moskën, sigurisht nga një pozicion i fortë i yni, do të ishte e mundur”, do të pohonte Trump prillin e këtij viti. 

Sanksionet perëndimore ua kanë vështirësuar jetën rusëve vitet e fundit dhe marrëdhënia me Uashingtonin është në nivelet e saj më të ultë. A do të ndryshonin vallë ndjeshëm gjërat mes këtyre dy shteteve të fuqishme, nëse në krye të Shtëpisë së Bardhë do të vihej Donald Trump? 

(Kosova Sot)