Përleshje në Gjilan, plagosen dy të rinj

  • 29 July 2016 - 11:19
Përleshje në Gjilan, plagosen dy të rinj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy të rinj në Gjilan janë plagosur pas një përleshje që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Në raportin 24-orësh të PK-së thuhet se njëri është plagosur me armë zjarri dhe tjetri me thikë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 Të dy janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 2 fishekë të kalibrit 9mm, një thikë dhe tri gëzhoja”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalim policor.

(Kosova Sot)