Parashikimi i motit për vikend

  • 29 July 2016 - 17:47
Parashikimi i motit për vikend

Vendi ynë gjatë këtyre dy ditëve do të jetë nën ndikimin e masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika veriore. Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot  kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vlerat minimale të temperaturave të ajrit do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 31-34 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të jetë në vlerat e normales me periudha në ngritje. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

(Kosova Sot)