Hëngri shumë djathë dhie, mbeti pothuajse e palëvizshme

  • 29 July 2016 - 20:33
Hëngri shumë djathë dhie, mbeti pothuajse e palëvizshme

Prekjet edhe nga humbja e kujtesës, pagjumësia dhe humbja e aftësisë së të folurit.

"Bakteri, jo vetëm që ma ka marrë aftësinë për ta jetuar një jetë normale, mirëpo ma ka marrë edhe shpirtin tim", ka thënë ajo,raporotn Gazeta Kosova Sot

Sam Philpott kishte kaluar pushimet me prindërit e saj - Ian, 52-vjeçar dhe Tracey, 51-vjeçare - në Kos të Greqisë, ku kishte ngrënë një "sasi të konsiderueshme" të djathit të papasterizuar të dhisë. Disa javë më vonë, njëzetedyvjeçarja kishte filluar të përjetonte një migrenë shkatërruese, villte vazhdimisht dhe kishte filluar të përjetonte të përziera në stomak, plogështi, lodhje dhe dhimbje të papërshkrueshme. Gjendja e saj është përkeqësuar dhe tani, tri vjet më vonë, ajo ka mbetur e shtrirë në shtrat, pothuajse e paaftë për të lëvizur. "Kush do të thoshte që djathi i papasterizuar, që gjithmonë më ka dhënë kënaqësi kur e kam ngrënë, do të më sillte në një gjendje të tillë, për t'i dëshiruar vetes përfundim të jetës me plot dhimbje. Gjatë kohës kur kam qenë në Kos në vitin 2013 jam kënaqur duke ngrënë djathë, të cilin e vendosja në pica, në sanduiqe dhe në sallatë. Mirëpo, me çdo kafshatë të ngrënë, pa dijeninë time, unë në trup po fusja baktere që më kanë detyruar të mbes e shtrirë në këtë shtrat", ka thënë ajo. 

Mbetet në karrige me rrota 'Brucellosis' vjen nga kafshët dhe mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me ato të gripit, mirëpo që zgjasin për një kohë të gjatë. Sam, që i është nënshtruar trajtimit me terapinë intravenus - futja e antibiotikëve dhe vitaminave drejtpërsëdrejti në vena - në një Institut në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, beson që është prekur pasi që ka ngrënë djathtë të papasterizuar gjatë pushimeve. Brenda disa javësh simptomat i ishin intensifikuar aq shumë saqë ajo kishte pasur nevojë për karrige me rrota. Tani ajo ka mbetur me një sërë simptomash ekstreme të ngjashme me ato të gripit, derisa është prekur edhe nga humbja e kujtesës, pagjumësia dhe humbja e aftë- sisë së të folurit. "Bakteri, jo vetëm që ma ka marrë aftësinë për ta jetuar një jetë normale, mirëpo ma ka marrë edhe shpirtin tim", ka thënë ajo.

I kushtojnë "aventurat në natyrë" Kjo, megjithatë, nuk është hera e parë që ajo është sëmurë pas 'aventurave me natyrën' dhe familja beson që dy incidentet janë të ndërlidhura. Në fund të vitit 2010 ajo ka qenë duke ecur në Institutin 'Weimar' të Kalifornisë kur ishte pickuar në dorën e djathtë dhe në këmbën e majtë nga një rriqër. Pickimet ishin shndërruar në shenja të fryra dhe të nxira. Pastaj ajo kishte filluar të përjetonte simptoma të ngjashme me ato të flamës, ndonëse më ekstreme, si: dhimbjet në nyje, depresion, të përziera dhe nivel të ulët të përqendrimit. Atëbotë ajo kishte kërkuar ndihmë mjekësore, megjithatë doktorët i kishin vlerësuar simptomat e saj si psikologjike. Ajo më pastaj ishte diagnostikuar gabimisht edhe disa herë të tjera, para se në vitin 2012 të kishte nevojë për kujdestari të plotë nga ana e nënës së saj. Megjithatë, me t'u këndellur nga vala e parë e çrregullimeve, ajo kishte shkuar në pushimet e saj në Kos, ku kishte 'kaluar për mrekulli', megjithatë fundi i tyre kishte qenë tragjik. 

(Kosova Sot)