Studimi: Gratë duhanpirëse më të rrezikuara nga hemorragjia cerebrale

  • 29 July 2016 - 21:03
Studimi: Gratë duhanpirëse më të rrezikuara nga hemorragjia cerebrale

Një studim tregon se gratë duhanpirëse rrezikojnë tetë herë më shumë të preken nga hemorragjia cerebrale, krahasuar me ato që nuk pinë duhan.

Mjeku Joni Lindbohm, i cili punon edhe në Universitetin e Helsinkit, ka arritur në këtë përfundim, pas një studimi dhe këshillon vajzat dhe këdo të mos e nisin fare duhanin, pasi nuk mund të mbrohen, qoftë edhe kur pinë pak.

“Nuk ka asnjë nivel ose sasi të konsumit të duhanit që jep siguri, zgjidhja më e mirë është të mos fillohet kurrë”, thotë mjeku,

Studimi ka filluar që nga viti 1972 dhe në të janë përfshirë 66 mijë persona dhe rezultoi se më të prekura nga gjakderdhja në tru, ishin femrat që pinin duhan, krahasuar me ato që nuk pinin, krahasuar gjithashtu edhe me meshkujt.

Studiuesit nuk kanë ende një shpjegim pse femrat rrezikohen më shumë, por ky ka qenë rezultati i studimit, që ka zgjatur për dekada me radhë. “Mbase publikimi i këtyre të dhënave do të ndërgjegjësojë duhanpirësit”, vazhdon më tej Joni Lindbohm.

(Kosova Sot)