Bulqizë, 22-vjeçari vetëvaret në pemën e manit, e gjejnë vëllezërit

  • 30 July 2016 - 23:08
Bulqizë, 22-vjeçari vetëvaret në pemën e manit, e gjejnë vëllezërit

Një i ri është gjetur i varur në pemë gjatë mbrëmjes së sotme në oborrin e banesës ku jetonte, në fshatin Krastë.

Bëhet fjalë për një 22-vjeçar  i cili humbi jetën rreth orës 21.45, pasi u vetëvra me litar në një pemë mani në oborrin e banesës së tij, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Ai u gjet nga vëllezërit e tij, të cilët e kanë dërguar në spital, por i riu ka mbërritur atje i vdekur, rreth orës 22:00.

“Nga këqyrja e vendit te ngjarjes u sekuestrua në cilësinë e provës  litari me të cilin u vetëvar ky shtetas si dhe nga këqyrja e kufomës  të kryer nga eksperti mjeko ligjor nuk u konstatua asnjë shenjë dhune, por u konfirmua vetëvarja e shtetasit E..”, njofton policia.

(Kosova Sot)