Hillary Clinton, një menaxhuese më e mirë e ekonomisë sesa Trump

  • 23 August 2016 - 22:36
Hillary Clinton, një menaxhuese më e mirë e ekonomisë sesa Trump

Përgjatë tërë kampanjës së tij, Donald J. Trump është përkushtuar që ta vinte Amerikën në rend të parë ("America first"), duke sugjeruar që rreth 11 milionë imigrantët pa dokumente duhet përzënë nga vendi, duke refuzuar pa hamendje konceptin e globalizimit,transmeton gazeta Kosova Sot.
 Por, për shkak të pasojave të mundshme ekonomike, një grup ekonomistësh të biznesit tani, pa hezitim, janë duke e refuzuar atë. Një anketë e bërë nga "National Association for Business Economics" (NABE) në mesin e anëtarëve të vet, e që u publikua të hënën, tregon se 55% e ekonomistëve të biznesit mendojnë se ish sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, do ta bënte më mirë punën e presidentit sa i përket menaxhimit të ekonomisë amerikane. Kandidati tjetër, me përqindje të madhe të mbështetjes, ishte kandidati libertarian, Gary Johnson. 15% të të anketuarve thanë se nuk kanë ndonjë mendim. Vetëm 14% prej tyre mbështetën Trumpin. Rezultatet e kësaj ankete kanë rëndësi, meqë anëtarët e NABE-s janë ekspertë që punojnë për bizneset, shoqatat e tregtarëve dhe agjencitë qeveritare në tërë vendin. Sikur që e thotë drejtori i NABE-s dhe mbikëqyrësi i anketës, LaVaughn Henry, këta njerëz e kanë "lëkurën në lojë, rrezik". "Kemi të bëjmë me njerëz që këshillojnë liderët e bizneseve në aspekt të përditshëm dhe më afatgjatë. Këta janë njerëz të cilët ndihmojnë në marrjen e vendimeve dhe analizojnë me kujdes çështjen e konsumimit".

Çka thonë sondazhet?

Henry shpjegoi se njëra ndër arsyet pse një grup ekonomistësh konservatorë, apo të moderuar, kanë vendosur me shumicë në favor të Clinton-it, ka të bëjë me faktin se "me muaj të tërë ekziston një plan definitiv në lidhje me këtë çështje". Nuk është vetëm Trump si kandidat që dështoi ta merrte mbështetjen e 414 pjesëtarëve të anketuar të NABEs, por dështuan edhe shumë ide të tij. Rreth çështjes së imigrimit, vetëm 8% e të të anketuarve thanë se favorizojnë dëbimin e imigrantëve, 80%, në ndërkohë, thanë se besojnë që qeveria duhet ta zgjerojë programin e vizave, sikur që është programi H-1B për punëtorët e specializuar dhe 64% e të të anketuarve thanë se ata favorizojnë legalizimin e imigrantëve, të cilët aktualisht jetojnë në SHBA pa dokumente. Kur u pyetën më gjerësisht rreth asaj sesi administrata dhe Kongresi i ri duhet të sillen ndaj imigrantëve, 61% të anëtarëve të NABE-s thanë se qeveria duhet të jetë më e relaksuar dhe ta lejojë rritjen e imigracionit. Rreth çështjes së tregtisë, 65% të anëtarëve të NABE-s thanë se administrata e presidentit të ri duhet të jetë më e hapur dhe më e lirë, Trump, në ndërkohë, ka ofruar një vizion më proteksionist për të ardhmen. 47% e ekonomistëve të biznesit thonë se SHBA-ja duhet ta miratojë marrëveshjen e Partneritetit trans-paqë- sor (TPP) në formën e saj aktuale dhe 30% të tjerë thonë se SHBA-ja duhet të kërkojë kushte më të favorshme së pari, e më pas ta miratojë marrëveshjen, Trump e ka quajtur TPP-në "një marrëveshje të tmerrshme" që do të sjellë vetëm telashe.

Planet ekonomike të Trump-it dhe Clinton-it janë gjendur nën llupën e ekonomistëve

Henry thotë se pjesëtarët e NABE-s nuk pajtohen aspak me këtë pikë- pamje. "Ekonomistët e biznesit e njohin vlerën e tregtisë në raport me ekonominë", thotë ai. "Fusha paqë- sore dhe aziatike janë tepër të orientuara kah rritja dhe, thënë këtë, ai kupton pse TPP është bërë një çështje kaq e madhe në ciklin zgjedhor, "Kur nuk keni vend të punës për shkak të tregtisë, atëherë papunësia për ju është 100%", thotë ai. Anketa e bërë këtë muaj paraqet herën e parë që nga viti 1992, që NABE pyet në mënyrë direkte pjesë- tarët e vet rreth preferencave presidenciale. Asokohe, 59.5% kishin thënë se politikat e presidentit të atëhershëm George H.W. Bush do të ishin më të mira për mbajtjen e rritjes stabile, por, ata me të drejtë parashikuan që Bill Clinton do t'i fitonte zgjedhjet. Sipas vlerësimeve të vet NABE-s, herët e vetme kur politikat presidenciale ishin vlerësuar në një shqyrtim ekonomik ishte viti 2004 dhe viti 2008. Studimi i bërë këtë muaj rreth politikës ekonomike nuk është hera e parë që planet ekonomike të Trumpit dhe Clinton-it janë gjendur nën llupën e ekonomistëve. Dy analiza të bëra tash vonë nga "Moody" treguan se propozimet e Trump-it mund ta rrisin deficitin dhe ta dëmtojnë rritjen e GDP-së, derisa ato të Clinton-it kanë potencial që ta nxisin rritjen ekonomike dhe ta ulin papunësinë Pa marrë parasysh a do të fitojë apo jo Trump, dëmi tanimë është bërë: 62% e të të anketuarve nga NABE thanë se pasiguria rreth zgjedhjeve presidenciale është duke e penguar rritjen ekonomike në një masë të konsiderueshme. 

(Kosova Sot)