Londër, policia i urdhëron myslimanët të zbresin nga aeroplani

  • 23 August 2016 - 23:00
Londër, policia i urdhëron myslimanët të zbresin nga aeroplani

Tre myslimanë nga Britania e Madhe, kanë mbetur të traumatizuar pasi që janë urdhëruar që të zbresin nga aeroplani në Londër dhe janë marrë në pyetje nga pjesëtarë të forcave të armatosura britanike.

Ky veprim i autoriteteve në Britani, ka ardhur pasi njëri nga pasagjerët e aeroplanit ka thënë se tre personat, dy motra dhe vëllai i tyre, ishin pjesëtarë të të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Sakina Dharas, motra e saj Maryam dhe vëllai i tyre 21 vjeçar Ali, ndodheshin në bordin e një EazyJet, që po fluturonte nga Londra për në qytetin Naples në Itali.

Sakina ka thënë për Al Jazeera’n se në momentin që aeroplani po bëhej gati të nisej, njëri nga pjesëtarët e stafit u ka thënë që të zbresin dhe u ka shoqëruar deri në godinën e aeroportit ku janë marrë në pyetje nga disa agjentë për rreth një orë, transmeton Klan Kosova.

Dy pasagjerë të aeroplanit ku ndodheshin ata, u kishte thënë autoriteteve se 3 myslimanët po shikonin një tekst në një telefon mobil, ku shkruante “Lutjet janë për Allah-un”.

“Ne s’kishim asgjë në telefon që ka të bëjë me arabishten. Madje as nuk flasim arabisht sepse me origjinë jemi nga India”, ka thënë Sakina.

(Kosova Sot)