Aksident në Gjermani, treni i mallrave përplas autobusin e shkollës

  • 24 August 2016 - 17:35
Aksident në Gjermani, treni i mallrave përplas autobusin e shkollës

Disa persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë në spital, pas përplasjes së një treni mallrash me një autobus shkolle.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në qytetin Melle në Gjermani pranë ish-qytetit të trupave të ushtrisë britanike të Osnabrueck-ut.

Mësohet se treni është përplasur me pjesën e pasme të autobusit. Për transportimin e të lënduarve për në spital u përdorën helikopterë.

(Kosova Sot)