Limaj: Kleçka, vendi ku pavarësia e liria mori jetë (Video)

  • 25 August 2016 - 14:14
Limaj: Kleçka, vendi ku pavarësia e liria mori jetë (Video)

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka bërë sot homazhe në kompleksin e dëshmorëve në Kleçkë.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se ky është vendi ku liria e pavarësia morën jetë.

“Sot në Kompleksin e Dëshmorëve në Kleçkë, për të bërë nderime me rastin e 18 vjetorit të ditës së dëshmorëve të Brigadës 121, Ismet Jashari – Kumanova. Në Kleçkë, aty ku pavarësia dhe liria kanë marrë jetë”, ka thënë Limaj.

(Kosova Sot)