Në Etiopi lindin gjashtënjakë

  • 27 August 2016 - 12:50
Në Etiopi lindin gjashtënjakë

Në Addis Ababa, në Etiopi një grua ka lindur gjashtënjakë.

Mediat lokale lajmëruan se gruaja 30 vjeçare me operacion cezarian ka lindur tre meshkuj dhe tre vajza, raporton aa. Foshnjat peshojnë mes 700 dhe 980 gramë dhe janë në gjendje të mirë.

Në gjendje të mirë është edhe nëna e tyre. Foshnjat kanë lindur në spitalin Tikur Anbessa, në Addis Ababa. Sipas të dhënave të spitalit, para tre muajsh kanë lindur pesënjakë.

Disa media theksojnë se kjo është hera e parë që lindin gjashtënjakë në Etiopi.

(Kosova Sot)