Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

  • 27 August 2016 - 23:23
Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, më saktësishtë në fshatin Nadakofc të Vushtrrisë.

Një dëshmitar i rastit ka thënë se veturat janë ndeshur me njëra-tjetrën, ndërsa dëmtime të vogla ka marrë edhe një veturë e tretë.

Disa persona janë lënduar, të cilët janë dërguar urgjentisht për trajtim mjekësor, derisa policia ka arritur në vendin e ngjarjes, rreth 20 minuta pas aksidentit.

(Kosova Sot)