Nesër seanca për vetingun,pozita ka numrat për të votuar edhe pa PD-në

  • 29 August 2016 - 14:00
Nesër seanca për vetingun,pozita ka numrat për të votuar edhe pa PD-në

Do të jetë një seancë e jashtëzakonshme ajo e ditës në nesërme në Kuvend, ku në rend të ditës është projektligji i ri “Për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve”.

Mesa duket mazhoranca i ka votat e duhura edhe nëse opozita vijon të mbajë qëndrim bojkotues. Projektligji i vetingut është cilësuar si një nga më të rëndësishmit nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë kërkuar që të miratohet brenda gusht, në mënyrë që të mos digjen fondet e parashikuara për të financuar procesin e rivlerësimit. 

Gjatë mbledhjes së fundit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, opozita kishte përgatitur një draft me rreth 40 amendamente për projektligjin e vetingut, por ato nuk u pranuan nga anëtarët e maxhorancës dhe i rrëzuan një nga një. Ndërkohë që sot PD ka depozituar në Kuvend edhe 28 amendamente në Kuvend. 

(Kosova Sot)