Arrin në 54 numri i viktimave nga sulmi vetëvrasës në Jemen

  • 29 August 2016 - 14:01
Arrin në 54 numri i viktimave nga sulmi vetëvrasës në Jemen

Një sulmues vetëvrasës vrau të paktën 54 persona pasi hodhi veten në erë në një makinë. Sulmi ndodhi në kampin e trajnimit të policisë në Jemen në qytetin Aden

Ministria e Shëndetësisë pretendon se sulmi vdekjeprurës erdhi nga Shteti Islamik.

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, al-Khader Lasear, i tha Reuters se të paktën 67 persona u vranë nga një sulm tjetër që kishte ndodhur në qytetin Mansoura muaj më parë.

Militantët e ISIS në një deklaratë të transmetuar nga agjencia e lajmeve “Amaq” kishin marrë përgjegjësinë për sulmin ku mbetën të vrarë 67 persona.

(Kosova Sot)