Jakup Krasniqi: Pse është i pabesueshëm opinioni i Marc Wellerit?

  • 31 August 2016 - 23:49
Jakup Krasniqi: Pse është i pabesueshëm opinioni i Marc Wellerit?

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se opinioni i profesorit Marc Weller ka ardhur në momentin e fundit dhe nuk jepë kohë për tu kundërshtuar profesionalisht.

Krasniqi ka thënë se ky opinion nuk është i besueshëm dhe më poshtë i jep argumentet:

Pasi opinioni i profesorit Marc Welleri ka ardhur në momentin e fundit dhe nuk jep kohë për t’u kundërshtuar profesionalisht, është tregues i mjaftueshëm se opinioni i tij është kryekreje në shërbim të Raportit të Komisionit Qeveritar. Përveç kësaj, profesori i nderuar, me opinionin e tij, ju ka ardhur në ndihmë, Kryeministrit e Presidentit të Kosovës, të cilët me një fanatizëm të pa përshkruar që nga fillimi kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj të Raportit të Komisionit Qeveritar.

Opinioni i profesorit të nderuar Marc Weller do të duhej të merrej seriozisht, sikur Kryeministri e Presidenti i Kosovës të kishin shfaqur shenja të dyshimit e të mos pranimit të marrëveshjes se demarkacionit me Malin e Zi. !

Profesori Weller, sikur të ishte serioz, ketë opinion është dashur ta përballë me ekspertet tanë në debatin e 3 gushtit 2016. Pra, kësaj radhe është në shërbim te këtyre njerëzve që ne nuk mund t'ju besojmë ?!

Si përfundim, ky opinion, për arsyeje që u cekën,( me gjithë respektin e madh që kam për autorin për shkak të bashkëpunimit që kam pasur në Rambuje e në Vjenë), nga askush e më nga askush nuk duhet të merret si opinion serioz.

(Kosova Sot)