Doktori që planifikon transplantimin e kokës përgatitet për ringjalljen e kufomave

  • 21 September 2016 - 18:55
Doktori që planifikon transplantimin e kokës përgatitet për ringjalljen e kufomave

SHKENCËTARI PRETENDON QË KJO GJË MUND TË BËHET VITIN E ARDHSHËM.

"Kufoma e freskët mund të përdoret si një subjekt i gjallë"

Në një artikull të shkruar për revistën "Surgical Neurology International", Dr. Canavero dhe kolegët e tij në Korenë Jugore dhe në Kinë kanë tërhequr paralele me tregimin e famshëm për Frankensteinin, ku elektriciteti përdoret për ta rigjallëruar përbindëshin fiktiv.

Një neurokirurg kontrovers, i cili mëton ta kryejë transplantimin e parë të kokës së një njeriu, ka përshkruar planet e tij për t'i kryer eksperimentet 'Frankenstein' për ringjallur kufomat njerëzore, për ta testuar teknikën e tij. Dr. Sergio Canavero, drejtor i Grupit për Neuromodulime të Përparuara në Torino dhe bashkëpunëtorët e tij besojnë që do të jenë në gjendje ta bëjnë transplantimin e parë të kokës së njeriut gjatë vitit të ardhshëm. Ata i kanë përshkruar planet e tyre, duke bërë të ditur që po planifikojnë ta testojnë nëse është e mundur të lidhet boshti kurrizor i një koke me një trup tjetër, me testet që do ta stimulojnë sistemin nervor në kufomat e freskëta të njerëzve, me pulse elektrike. Megjithatë, rusi, i cili kishte dalë vullnetar për ta bërë transplantimin e parë të kokës ka treguar që e dashura e tij po e kundërshton këtë operacion, transmeton gazeta Kosova Sot.

"Procesi i shpërbërjes nuk është një proces i menjëhershëm"

Qëllimi i operacionit është që fillimisht të pritet boshti kurrizor dhe më pastaj të riparohet ajo para se të përdoren stimulimet elektrike ose magnetike për "ringjalljen" e nervave dhe madje edhe lëvizjeve të kufomës. Në një artikull të shkruar për revistën "Surgical Neurology International", Dr. Canavero dhe kolegët e tij në Korenë Jugore dhe në Kinë kanë tërhequr paralele me tregimin e famshëm për Frankenstein-in, ku elektriciteti për doret për ta rigjallëruar përbindëshin fiktiv. Ai ka përmendur eksperimentet e kryera në vitet e 1800-a, kur janë përdorur kufomat e kriminelëve, të cilët ishin varur, si provë që këto teste mund të jenë të suksesshme. Dr Canavero dhe kolegët e tij kanë thënë: "Kufoma e freskët mund të përdoret si një subjekt i gjallë përderisa respektohet dritarja e mundësisë (për pak orë).

Gjithashtu tregohet që procesi i shpërbërjes nuk është një proces i menjëhershëm. Ne e kemi emëruar këtë efekt si 'efekti Frankenstein' ". Të gjitha këto informacione kanë ardhur, pasi që Dr. Canavero dhe kolegët e tij kanë bërë të ditur rezultatet e eksperimenteve që janë kryer për të treguar se mund ta rilidhin boshtin kurrizor të një qeni, pasi që ai bosht është shkëputur. Një sërë hulumtimesh që janë publikuar gjatë ditës së djeshme (e martë) kanë treguar se si qeni ka qenë i aftë të ecë dhe ta lëvizë bishtin, vetëm tri javë pasi që ishte paralizuar nga qafa poshtë. Dr. Canavero pretendon që rezultatet janë dëshmi që teknika e përdorur do të funksionojë edhe tek njerëzit për lidhjen e dy anëve të një boshti kurrizor. Kjo më pastaj mund të përdoret për ta lidhur kokën e transplantuar të një trupi dhurues, duke ia mundësuar një pacienti të paralizuar që ta rimarrë kontrollin e trupit të vet. 

Stimulimi elektrik ose magnetik

Valery Spiridonov, një tridhjetëvjeçar nga Rusia, që punon si programues kompjuterësh, e që vuan nga një atrofi muskulore e quajtur 'Werdnig-Hoffmann', kishte dalë vullnetar për t'iu nënshtruar operacionit. Megjithatë, pretendimet janë pritur me skepticizëm në komunitetin e shkencëtarëve, të cilët paralajmërojnë që eksperimentet në kafshë nuk dëshmojnë që transplantimi i kokës do të funksionojë edhe tek njerëzit. Ende nuk është e qartë se si i është këputur boshti kurrizor qenit që është përdorur për eksperiment dhe trajtimi i tij, ndonëse i ngjashëm, është larg transplantimit të kokës. Teksa ka shkruar në revistë, Dr. Canavero ka thënë që rezultatet e eksperimenteve duhet të përdoren për ta çrrënjosur histerinë e transplantimit të plotë të kokës "një herë e përgjithmonë". "Ndonëse, natyrisht, këto rezultate duhet të dëshmohen përsëri e përsëri, ne nuk e kemi as edhe një fije dyshimi që një bosht kurrizor, edhe pasi të këputet, mund të rikthehet në funksion të plotë. Ndonëse këto eksperimente në kafshë janë ngazëlluese, gjithçka do të ishte më ndryshe kur të funksiononin studimet me njerëz", ka thënë ai. Ai ka treguar që testet fillestare do të kryhen duke përdorur trupat e donatorëve me tru të vdekur, ku boshti kurrizor do të këputet dhe do të trajtohet, për t'u parë nëse mund të riparohet. E, nëse boshti kurrizor do të ngjitej përsëri, do t'i hapej rruga përdorimit të teknikave me stimulim elektrik ose magnetik. Ai është i bindur që një gjë e tillë mund të arrihet qysh në vitin e ardhshëm, megjithatë kjo kërkon edhe miratim etik, gjë që mund të jetë një pengesë e madhe për eksperimentin e tij. 

(Kosova Sot)