Kerri: Mund ta heqim “Fark”-un nga organizatat terroriste

  • 26 September 2016 - 20:27
Kerri: Mund ta heqim “Fark”-un nga organizatat terroriste

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri ka thënë se SHBA-të ende nuk janë të gatshme për të hequr “Fark”-un nga lista e organizatave terroriste. “Fark” është grupi rebel, që ka nënshkruar sot marrëveshjen e paqes me Qeverinë e Kolumbisë.

Kerri është shprehur se SHBA-të do ta rishikojnë si çështje dhe ka mundësi ta heqin “Fark”-un nga lista e organizatave terroriste, në rast se ky grup i përmbahet marrëveshjes së arritur. Marrëveshja e paqes e nënshkruar mes Qeverisë së Kolumbisë dhe grupit rebel “Fark”, i ka dhënë fund luftës 52-vjeçare në këtë vend të Amerikës Latine. Xhon Kerri ka shtuar se SHBA-të do të punojnë për një paqe të qëndrueshme në Kolumbi.

(Kosova Sot)