Ushtria ruse e shkel kufirin me Ukrainën, Pentagoni jep alarmin!

  • 26 September 2016 - 20:38
Ushtria ruse e shkel kufirin me Ukrainën, Pentagoni jep alarmin!

Rusia ka mbledhur mijëra trupa ushtarake përgjatë kufirit lindor të Evropës nën maskën e manovrave të luftës.

Moska këtë aktivitet ushtarak e ka arsyetuar me planet për manovra ushtarake që pritet të realizohen brenda këtij viti. Raportohet se tani më trupat ruse kanë shkelur kufirin me Ukrainën, raporton Sunday Express, 

Ndërkaq Ukraina zyrtare ka dhënë alarmin se trupat ruse janë në përgatitje përreth kufijve të saj dhe tani më janë të gatshëm ta pushtojnë Ukrainën me një sulm rrufe, ku NATO nuk do të ishte në gjendje ta parandalonte një sulm të tillë.

Sipas Pentagonit deri në 40.000 ushtarë janë në gjendje gatishmërie të stacionuar në tetë pika përgjatë kufirit midis Ukrainës dhe Rusisë.

Aeroplan luftarak, tanke dhe automjete të blinduara janë gjithashtu duke u vendosur për atë që Rusia këmbëngul janë ushtrime ushtarake.

Burimet e NATO-s kanë paralajmëruar se qysh në fillim të këtij viti Kremlini ishte duke kryer ushtrime parakohshme në mënyrë që të shmangej një detyrim për të ftuar vëzhgues ndërkombëtarë.

Shefat e Mbrojtjes në aleancë me bazë në Belgjikë kanë frikë se këto përgatitje ushtarake së shpejti do të qojnë në një front përgjatë kufijve të Evropës

(Kosova Sot)