Grabitqarët e Qeverisë ia vënë syrin Trustit

  • 27 September 2016 - 07:37
Grabitqarët e Qeverisë ia vënë syrin Trustit

Kursimet pensionale, në rrezik nga ndryshimet ligjore

Të gjendur përballë presionit të madh të drejtuesve të Shoqatave të luftës së UÇK-së që duan pagesat dhe për shkak të numrit të madh të listës së veteranëve të luftës, që janë mbi 60 mijë sish, por edhe nga presioni i madh që po ia bëjnë Qeverisë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, pasi fondet e dedikuara për ish-luftëtarët e gueriles shqiptare të UÇK-së, nuk janë të mjaftueshme, Qeveria e Isa Mustafës duket se nuk do t'i kursejë as paratë e Trustit Penisonal të Kosovës për të mbuluar "vrimat buxhetore". Siç dihet, kryesisht në tregjet jashtë vendit, në banka, janë të deponuara më shumë se 1 miliard e 600 milionë euro para, kursime pensionale të qytetarëve tanë, shkruan gazeta Kosova Sot.

Me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Financave dhe Trustit Pensional të Kosovës, se çfarë ndryshimesh pritet që të bëhen në këtë ligj, zyrtarët e tyre nuk kanë dhënë përgjigje për gazetën. Ndërkaq, sipas njohësve të kësaj fushe, ndryshimi i ligjit në formën dhe qëllimin që do t'i mundësonte Qeverisë 'Mustafa' që t'i fuste duart edhe në shfrytëzimin e parave të Trustit Pensional do të shkaktojë probleme të mëdha në një të ardhme të afërt. Ndërkaq, vlerësimi i njohësve të kësaj fushe është se Qeveria e Isa Mustafës po ua mësyn parave të Trustit Pensional me të vetmin qëllim, për të mbushur "vrimat e buxhetit" .

Trusti të depolitizohet

Analistët sugjerojnë se ndryshimet duhet që të bëhen në drejtim të pavarësimit të plotë të Trustit nga çdo lloj ndikimi apo interferimi politik, si dhe të hiqen kufizimet ekzistuese që mjetet e Trustit të investohen edhe në Kosovë. Lidhur me çështjen, bankieri Milazim Abazi tha se Qeveria 'Mustafa' nuk guxon që të propozojë aso ndryshimesh në Ligjin për Trustin Pensional, që do t'i mundë- sonte asaj përdorimin e mjeteve të Trustit për nevoja buxhetore. Sipas Abazit, ndryshimet duhet që të bëhen në drejtim të pavarësimit të plotë të Trustit nga çdo lloj ndikimi apo interferimi politik, si dhe të hiqen kufizimet ekzistuese që mjetet e Trustit të investohen edhe në Kosovë. "Trustit Pensional duhet t'i mundësohet që të blejnë aksione të ndërmarrjeve strategjike në Kosovë, siç janë: PTK-ja, Termoelektranat, Kombinati, "Trepça", Hekurudhat e Kosovës, pra në ato projekte strategjike që garantojnë kthim të lartë në investime...(Më gjërësisht mund të lexoni sot në gazetën Kosova Sot) 

(Kosova Sot)