Analistët: Thaçi po tenton ta kontrabandojë zv. kryeministër Ramiz Kelmendin

  • 27 September 2016 - 07:48
Analistët: Thaçi po tenton ta kontrabandojë zv. kryeministër Ramiz Kelmendin

KUNDËRSHTOHET ASHPËR TENTATIVA E PRESIDENTIT PËR TË FUTUR HUNDËT NË QEVERINË E KOALICIONIT

Kreu i shtetit shkel Kushtetutën me pazaret e pista në prapaskenë

"Hashimi, për ta shpëtuar lëkurën e vet, ka filluar t'i mbrojë fuqishëm edhe interesat e Serbisë në Kosovë. Përmes Ramiz Kelmendit, Thaçi mbron interesat e Serbisë në vendin tonë. Kjo mund të arrihet jo vetëm me Ramizin, të cilin e njohim të gjithë si materie serbe, por edhe veprimet e Thaçit në vazhdimësi tregojnë për një afërsi me politikat e Vuçiqit. Natyrisht, këtë mund ta bëjë me qëllimin e vetëm për ta shpëtuar lëkurën e tij të trashë nga korrupsioni për afër dy dekada të sundimit me popullin e përvuajtur të Kosovës", tha analisti Jeton Kelmendi për "Kosova Sot" 

Përpjekja e deputetit biznesmen Ramiz Kelmendi, që nëpërmes mbështetjes së fuqishme nga presidenti i tanishëm i Kosovës, Hashim Thaçi, të mbërrijë në pozitën e zv.kryeministrit të vendit, madje edhe atë brenda në LDK, duke mbrojtur kështu interesat oligarkike të mafisë politike, të importit nga Serbia, po shihet nga opozita dhe analistët politikë si një tregues ogurzi se si kreu i shtetit po punon për llogari të tjetërkujt dhe jo të qytetarëve të vendit. Afërsia e Kelmendit me kreun e shtetit pasqyrohet edhe në fotografinë e botuar nga biznesmeni, në të cilën shihet qartë se kush janë biznesmenët dhe politikanët më të afërt të Thaçit, duke veçuar super të preferuarin e monopoleve Shkëlqim Devollin, Ramiz Kelmendin, Besim Beqajn, Blerim Shalën, zv. shefin e BQK-së dhe të tjerë, shumica prej të cilëve ose janë ndihmuar financiarisht nga PDK-ja, ose kanë marrë monopole apo poste të larta qeveritare, shkruan gazeta Kosova Sot.

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj gjykon se kjo lojë më së miri i shkon për shtat biznesmenit Ramiz Kelmendi, por që më pastaj gërshetohet edhe me interesat e oligarkëve të tjerë politikë e biznesorë si rrjet i organizuar. " Hyrja në një lojë të tillë varet nga vetë integriteti i deputetit dhe sinqeritetit të tij, ngase fillimisht lëvizja politike nga një subjekt politik tek tjetri nuk është sjellje e sinqertë dhe dihet që atë e bën vetëm për interesat individuale- vetjake, por jo për interes të zhvillimit ekonomik të vendit. Në këtë frymë e shoh tani edhe lëvizjen dhe pozicionimin e z. Kelmendi", është shprehur Lekaj. 

Lojë e pistë e deputetit biznesmen 

Sipas deputetit të AAK-së, nëse ndodh avancimi në pozitën e zëvendëskryeministrit, atëherë ky mund të jetë edhe një pazar për ta blerë votën për demarkacionin dhe për t'i bërë presion nga ana e PDK-së dhe kryeministrit. "Sidoqoftë, kjo mendoj se është një lojë e pistë e këtij deputeti, të cilit nuk i ka hije një sjellje e tillë. ", tha shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj. Ai nuk e ka mohuar faktin që kjo mund të jetë edhe lojë e PDK-së për ta kontrolluar më mirë rrjetin biznesor dhe vetë kryeministrin Mustafa, pasi llogaritet që Kelmendi është njohës i mirë i fushës ekonomike, ndonëse do të jetë një fund i turpshëm i vetë Kelmendit në politikë. Publikimi i fotos, ku Kelmendi shihet në shoqëri të Hashim Thaçit dhe njerëzve që e rrethojnë, përfshirë edhe Devollit, ai e cilëson si lidhje të ngushtë të interesave biznesore oligarkike që ka ky grup i lidhur ngushtë me politikën. Ndërsa, deputeti Enver Hoti, nga Nisma për Kosovën, ka thënë se këtë pazar politik duhet ta kundërshtojnë edhe qytetarët, ngase njerëzit që kanë krijuar biznese të tilla të dyshimta, sikur Kelmendi me Devollët, janë ata që mund të bëjnë edhe punë të liga në interes të vendit. "Unë mendoj që kjo është vetëm një përditshmëri e përpjekjes së ruajtjes së klaneve të veta, dhe interesave që janë edhe burim i keqmenaxhimit të parasë publike dhe i gjithëçkafit që ka të bëjë me menaxhimin kundër interesave të këtij vendi, këta janë të gatshëm të shkojnë së bashku dhe t'i ruajnë pafundësisht ato interesa, pa asnjë dyshim në forma të ndryshme, duke i gërshetuar edhe njerëzit, por edhe interesat", tha Enver Hoti për "Kosova Sot"....(Më gjërësisht mund të lexoni në gazetën Kosova Sot)

(Kosova Sot)