“A është Rovena dashnorja e kryeprokurorit Adriatik Llalla?”, gazetari ngre dyshime

  • 27 September 2016 - 15:33
“A është Rovena dashnorja e kryeprokurorit Adriatik Llalla?”, gazetari ngre dyshime

Pasi një debati në studion e emisionit opinion në lidhje me kërcënimin e prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, gazetari Bledi Mane ngre disa pyetje në lidhje me prokuroren Rovena Gashi.

Mane shkruan për udhëtime të shtrenjta dhe të përsëritura të kryeprokurorit dhe vartëses së tij jashtë shtetit.

Shkrimi i Bledi Manes

Zonja qe shikoni ne fotografi eshte Rovena Gashi. Prokurore magjistrate nga katundi i Rrushbullit te Durresit. Shoqe e ngushte e Argites se Sali Berishes. Fale nje dobesie te kryeprokurorit gramshiot Llalla, ne vitin 2012 u katapultua drejtoreshe e mardhenieve me jashte prane Prokurorise se Pergjithshme. Zoti Llalla e emeroi si njeriun e tij te afert kete zonje ne shkelje te hapur te ligjit pasi zonja Gashi nuk kishte vjetersine e duhur ne pune duke u trampolinuar nga prokuroria e shkalles se pare direkt ne organin kryesor te akuzes se Republikës se Shqiperise.

Per te hutuar e per te dalldisur burrin e Rovenes, Tik Llalla ia emeron bashkeshortin e saj Dritan Gina, shef te Task Forces ne Prokurorine e Durresit. Rovena ka mangesi ne formimin e saj akademik dhe pavaresisht se eshte drejtoreshe e marrdhenieve me jashte nuk flet asnje gjuhe te huaj veçanërisht anglisht, por njeh pak italishten te cilen e ka mesuar nga televizori duke ndjekur telenovelat italiane te Telenorba.

Rovena dhe Adriatiku kane thyer nje rekord te llahtarshem institucional. Keto 4 vjet ne prokurorine e Pergjithshme kane udhetuar se bashku 96 here jashte shtetit. Asnjehere nuk kane udhetuar te ndare nga njeri-tjetri e deri me tani kane shpenzuar plot 340 mije euro per bileta aeroplani, hotele, dieta dhe salltanete te tjera.

Ndaj kercenimi i supozuar ne celularin e kryeprokurorit duket se ka nje prapavije aspak kriminale por teper sensibel dhe intime. Pasi ka rene erë dhe ka plasur skandali i dobesise se njeri-tjetrit, kryeprokurori Llalla ka degdisur familjen ne Gjermani per te kaluar me teper kohe me vartesen e tij.

Meqenese Tiku ka disa kohe qe nuk eshte ne terezi, po te kerkoj ty Rovena Gashi te me kundershtosh!!!

Prokuroria na heton ne gazetareve ndaj edhe ne gazetaret kemi tagrin te hetojme prokuroret qe paguhen me taksat tona. Artan Hoxha po me lexon?

(Kosova Sot)