Pranon vrasjen në qendrën tregtare

  • 27 September 2016 - 15:34
Pranon vrasjen në qendrën tregtare

Prokurorët në Washington kanë thënë se 20-vjeçari i arrestuar, ka pranuar vrasjen e pesë personave në një qendër tregtare.

Arcan Cetin, i lindur në Turqi por me banim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u arrestua në Oak Harbor të shtunën, rreth 24 orë pas sulmit në Burlington.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij sulmi, por hetuesit thonë se nuk po përjashtojnë asnjë motiv, duke përfshirë edhe terrorizmin.

Ndërkohë, njerku i Cetin thotë se ai ka një histori problemeve me shëndetin mendor. Dokumentet gjyqësorë pretendojnë se Cetin ka pranuar se ka shtënë mbi viktimat me një pushkë.

Të pestë u qëlluan brenda një minuti, ndërkohë që arma u braktis në një dyqan kozmetik, përpara se vrasësi të largohej nga vendngjarja.

Identifikimi i Cetin si i dyshuar u bë në sajë të makinës së tij, e cila ishte kapur nga kamerat e sigurimit të qendrës tregtare.

Policët të cilët arrestuan 20-vjeçarin thanë se e gjetën të riun në një gjendje shoku dhe në pamundësi për të folur.

(Kosova Sot)