Arrestohet kosovari në Gjermani, falsifikoi 500 euro

  • 27 September 2016 - 18:45
Arrestohet kosovari në Gjermani, falsifikoi 500 euro

Shoferit të veturës, një shtetasi kosovar 22 vjeçar me vendbanim në Kosovë i është gjetur një bankënotë e falsifikuar 500 frangëshe.

Të hënën pasdite, me rastin e një kontrollimit të bërë në një parking, pushimore në autostradën A8 afër qytetit Neu-Ulm policët kanë hasur në një makinë me regjistrim francez, sipas new-facts.eu.

Shoferit të veturës, një shtetasi kosovar 22 vjeçar me vendbanim në Kosovë i është gjetur një bankënotë e falsifikuar 500 frangëshe, përcjell albinfo.ch. Bankënota, në pamje të parë dukej si origjinale, ishte një falsifikim shumë i suksesshëm.

Menjëherë është bërë konfiskimi i kartëmonedhës.

Kosovari duhet të llogarisë me një procedurë penale për futje në qarkullim të parave të falsifikuara.

(Kosova Sot)