Ferizaj: Zjarri i përfshin shtëpinë, i shkakton dëme 2000 euro

  • 28 September 2016 - 11:46
Ferizaj: Zjarri i përfshin shtëpinë, i shkakton dëme 2000 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Greme të Ferizajt është djegur kati i dytë i shtëpisë së një personi.

Sipas viktimës, vlera e dëmit ka arritur në 2 mijë euro, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

PK-ja thotë se nuk raportohet për të lënduar.

(Kosova Sot)