SHBA emëron ambasadorin në Kubë, për herë të parë në 55 vite

  • 28 September 2016 - 13:36
SHBA emëron ambasadorin në Kubë, për herë të parë në 55 vite

Në Kubë është emëruar ambasadori i parë në 55 vite nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa akujt në marrëdhëniet midis dy vendeve vazhdojnë të shkrihen.

“Emërimi i ambasadorit ishte një hap në normalizimin e marrëdhënieve”, deklaroi presidenti amerikan Barack Obama.

Ndërsa Jeffrey DeLaurentis, i cili ka qenë njeriu kryesor në Ambasadën amerikane në Kubë që nga rihapja në korrik të vitit të kaluar, është zgjedhur edhe përfaqësuesi më i lartë diplomatik i SHBA-ve në vendin komunist.

Sipas mediave amerikane, presidenti Obama vlerësoi ambasadorin e ri në Kubë duke thënë “se nuk kishte njeri më të kualifikuar si shërbyes publik” se DeLaurentis.

Ndërkohë Obama vazhdon të sfidohet në Kongres nga republikanët të cilët janë kundër “lëshimeve” amerikane ndaj Kubës. Edhe pse kufizimet në fluturime janë hequr, embargoja amerikane mbetet në fuqi.

(Kosova Sot)