Moisiu: Kam qenë kundër importit të plehrave, por duhet besim te shteti

  • 28 September 2016 - 21:28
Moisiu: Kam qenë kundër importit të plehrave, por duhet besim te shteti

Pas miratimit të ligjit të mbetjeve shumë politikanë, akademikë dhe artistë kanë shprehur opinionet e tyre pro dhe kundër këtij ligji të cilin qeveria javën e kaluar e miratoi në Kuvend me 63 vota.

Një ndër ta që ka shprehur mendimin e tij me këtë vendim të qeverisë është edhe ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu.

Ish-presidenti ka qenë një nga kundështarët më të fortë të ligjit të mbetjeve, që nga koha kur ishte në detyrën më të lartë të shtetit.

Por sot, ish-presidenti në një intervistë për top-channel, thotë se ka ndryshuar mendim dhe sipas tij, duhet të kemi besim te shteti.

“Unë sigurisht kam qenë dhe jam kundër importit të plehrave, por jo kundër disa mbetjeve të specifikuara dhe me kushte sigurie”, thotë ndër të tjera Alfred Moisiu.

(Kosova Sot)