SHBA: Dy nxënës dhe një mësues u plagosën nga të shtënat në shkollë

  • 28 September 2016 - 22:38
SHBA: Dy nxënës dhe një mësues u plagosën nga të shtënat në shkollë

Dy nxënës dhe një mësues janë plagosur nga të shtënat në shkollën fillore në Tonwille në Karolinën e Jugut ndërsa është arrestuar një adoleshent që dyshohet se kreu këtë akt, bëhet e ditur policia.

Siç transmeton Reuters, dy fëmijët e plagosur janë bartur në spital me helikopter ndërsa fëmijët tjerë janë evakuuar nga shkolla në kishën e afërt. 

Në SHBA janë shënuar shumë raste të të shtënave me armë në shkolla dhe kolegje ndërsa në vitin 2012 sulmuesi vrau 20 fëmijë dhe gjashtë mësues në  shkollën fillore  Sandy Hook në Newtown, të shtetit Connecticut.

(Kosova Sot)