Pse po blen Kina të gjitha rezervat globale të gomarëve?

  • 30 September 2016 - 11:11
Pse po blen Kina të gjitha rezervat globale të gomarëve?

Kina duket se ka gjetur një kurë të re për një sërë sëmundjesh por burimi i këtyre i ilaceve lë shumë vend për habi.

Xhelatina e prodhuar nga gomari është përbërësi kyç i një prej kurave të preferuara tradicionale kineze, e  njohur si “ejiao”, e cila është përdorur për të kuruar një sërë sëmundjesh duke filluar nga ftohjet deri të pagjumësia.

Por rritja industriale dhe ekonomike, ka përparuar larg nga bujqësia tradicionale dhe numri i gomarëve vendas është në rënie. Statistikat shtetërore tregojnë madje se popullsia ka rënë nga 11 milionë deri në gjashtë milionë gjatë 20 viteve të fundit, raporton “CNN”.

Kina tani është gjithnjë e më shumë duke kërkuar “ndihmën” e Afrikës për të rritur rezervat e saj dhe importet e gomarëve, nga vende në të gjithë kontinentin.

Nigeria u bë shteti i fundit i Afrikës që ndaloi eksportet e gomerëve, pas një rritjeje masive të shitjeve në Kinë.

Zyrtarët qeveritarë nigerian kanë raportuar se 80,000 kafshë i ishin shitur brenda vitin shtetin kinez  deri më sot, krahasuar me 27,000 gomerë në vitin 2015.

Në gusht, Burkina Faso ndermori të njëjtin hap, pasi 45.000 gomarë u masakruan në gjashtë muaj në Kinë.

(Kosova Sot)