E konfirmon Bekim Jashari: Nuk jam aksidentuar unë, mirëpo një familjar i imi!

  • 30 September 2016 - 14:40
E konfirmon Bekim Jashari: Nuk jam aksidentuar unë, mirëpo një familjar i imi!

Bekim Jashari, djali i Hamzë Jasharit ka demantuar lajmin që po qarkullon në media se ai ka pasur një aksident trafiku në njërin prej fshatrave të Drenasit.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se nuk ka qenë i përfshirë në këtë aksident, mirëpo aty ka qenë një familjar i tij, nga Jasharët.

“Jo nuk është e vërtete. Unë jam në shtëpi shëndosh e mirë. Por në këtë aksident ishte djali i axhës, Bashkimi. Por ky tani është shëndosh e mire. Kurse atyre të tjerëve ju urojmë shërim sa më të shpejt”, ka thënë Jshari

Ndryshe, në media ka qarkulluar lajmi se në fshatin Zabeli i Ulët, komuna e Drenasit, djali i Hamëz Jashari ka pësuar lëndime. 

(Kosova Sot)