Shtatë vjet burgim grabitësit me armë në kazinon në Prizren

  • 30 September 2016 - 15:18
Shtatë vjet burgim grabitësit me armë në kazinon në Prizren

Me datën 30.09.2016 Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarit me iniciale L.A. nga fshati Zhur, njofton kumtesa nga kjo Gjykatë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Gjykata atë e ka shpallur fajtor për veprën penale të grabitjes nga neni 329 par.3 lidhur me para.1 të KPK-së. dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 3000 (tremijë)euro.

Paraburgimi të njëjtit i vazhdohet deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.
Me datën 22.03.2016 rreth orës 23:00 në fshatin Zhur KK-Prizren në kazinonë “Kajot”, duke përdorur forcën apo kanosjen serioze si dhe duke pasur me vete armën, përvetëson pasurin e luajtshme të personit tjetër me qëllim që vetit t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme duke hyrë në lokalin “Kajot” në mënyrë të dhunshme, i maskuar, me armë në dorë duke shkrepur në drejtim të banakut ku kërkon nga i dëmtuari që t’ia mbush çantën me të holla.

Ai pasi e merr çantën me të holla largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

(Kosova Sot)