Veliaj: Respekt për ata që pastrojnë plehrat e hedhura nga protesta

  • 01 October 2016 - 16:48
Veliaj: Respekt për ata që pastrojnë plehrat e hedhura nga protesta

Pas protestës së organizuar kundër importit të mbetjeve, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë për të pastruar atë çfarë është lënë pas nga ky personat e pranishëm.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një postim në rrjetin social “Twitter” bën publike disa foto ku shfaqen punonjësit e bashkisë duke pastruar mbeturinat e lëna pas kësaj proteste.

“Respekt për protestat! Por, akoma më shumë respekt për ata që pastrojnë ditë të shtunë plehrat e hedhura nga protesta që pretendon pastërti!”, shkruan Veliaj.

(Kosova Sot)