Rama në Gjirokastër, qytetari i kërkon legalizimin,ai urdhëron menjëherë atë

  • 21 October 2016 - 14:38
Rama në Gjirokastër, qytetari i kërkon legalizimin,ai urdhëron menjëherë atë

Në dalesën e tij të radhës kreu i qeverisë Edi Rama ka prezantuar programin e bujqësisë me fermerët e Gjirokastrës, ku foli mbi masat e qeverisë për të stimuluar bujqësinë në vend.

“Kemi marrë një masë shumë kurajoze duke lënë në buxhet 20 % rimbursim për çdo produkt të shitur në rrugë, në rrugë formale, për të stimuluar formalizimin e bujqësisë dhe nuk e ka asnjë vend. Fshati nuk është vetëm tokë, prodhim e shitje, por ka nevojë dhe për infrastrukturë, shërbime, shkolla, çerdhe kopshte, kujdes shëndetësor.

Edhe në këtë zonë njerëzit janë të vetëdijshëm se pavarësisht se ka ende shumë gjëra për të bërë ka një kthesë të rëndësishme në funksion të rritjes së cilësisë së bashkëjetesës komunitare përmes projekteve që kemi financuar që nga Gjirokastra qytet, këtu pranë”, tha kryeministri Rama.

Sipas tij, rritja e numrit të turistëve do të ketë impakt në ekonominë lokale dhe familjare të njerëzve që jetojnë në këtë zonë.

Gjatë takimit një fermer i tha Ramës se i kanë kërkuar shifra maramendëse për të bërë legalizimin e stallave të bagëtive.

Në këtë situatë, i zënë ngushtë edhe në prezencën e kamerave Rama urdhëroi drejtorin e ALUIZN-it në Gjirokastër për t’i bërë legalizimin.

(Kosova Sot)