Djali me epilepsi,nënën e sëmurë, Enveri i papunë

  • 21 October 2016 - 17:50
Djali me epilepsi,nënën e sëmurë, Enveri i papunë

Familja i tre anëtarëshe Ahmeti apelon për ndihmë.

Për të gjithë ata qytetarë që kanë mundësi t'i ndihmojnë këtij qytetari, në një mënyrë apo një tjetër, këtë mund ta bëjnë duke kontaktuar direkt Ahmetin në numrin e telefonit:044-386-171

Ahmeti kishte dalë në po të njëjtin vend për të kërkuar punë. Por, ishte mesdita dhe ai së bashku edhe me shumë qytetarë të papunë të tjerë nuk ishin angazhuar askund. Ata po prisnin se mos dita nuk do t'u shkojë huq, por edhe nëse do të ndodhte e kundërta nuk ishte befasi për ta. Ahmeti theksoi se janë mësuar me këtë rutinë dhe me pritjet e gjata dhe zhgënjimin në mbrëmje,raporton Gazeta Kosova Sot

Familja tre anëtarëshe Ahmeti, banorë të kryeqytetit, po jetojnë në kushte tejet të rënda ekonomike dhe sociale. Ndërkohë, sëmundja e epilepsisë së djalit të vetëm, por edhe sëmundjet e nënës, janë një barrë e rëndë të cilën për çdo ditë mbi supet e veta mban qytetari, banor i kryeqytetit, Enver Ahmeti. Në mungesë të një vendi pune, dhe për të mos hequr keq edhe për bukën e gojës, ky i fundit del për çdo ditë në tregun e punës për të kërkuar punë krahu. Por, siç njoftoi ai vetë, edhe nga kjo punë nuk ia del. Rri nga mëngjesi e deri në mbrëmje, pothuajse gjithë ditën në këmbë duke kërkuar punë krahu, por ka ditë të tëra që Ahmeti nuk ftohet nga askush për të punuar, madje edhe një ditë të vetme qoftë. "Ka kohë që më shkon java pa punuar askund. Më shumë nganjëherë shpenzoj se sa arrij të fitoj. Detyrohem të dal këtu në çdo kohë të ftohtë dhe acar, por edhe gjatë verës, kur temperaturat janë të larta, me të vetmin qëllim vetëm e vetëm të mos mbes barrë e dikujt tjetër", tha ndër të tjera ai.

Dimri shton vuajtjet Ndërkohë, edhe gjatë ditës së djeshme, Ahmeti kishte dalë në po të njëjtin vend për të kërkuar punë. Por, ishte mesdita dhe ai së bashku edhe me shumë qytetarë të papunë të tjerë nuk ishin angazhuar askund. Ata po prisnin se mos dita nuk do t'u shkojë huq,por edhe nëse do të ndodhte e kundërta nuk ishte befasi për ta. Ahmeti theksoi se janë mësuar me këtë rutinë dhe me pritjet e gjata dhe zhgënjimin në mbrëmje."Tani edhe kjo punë ka rënë dukshëm. Kurse, gjatë dimrit, pothuajse nuk ka punë fare", është ankuar ky qyteta,r pa ditur se nga t'ia mbajë. Ahmeti shpjegoi më tej se hallin më të madh e ka për dy familjarët e tij të sëmurë, djalin 26- vjeçar me epilepsi dhe nënën e vjetër dhe të sëmurë. Për të dy thekson se kanë nevojë për trajtim mjekësor, por edhe për terapi."Herë me terapi, e herë pa të. Po mërzitem fort, por nuk po kam çka të bëj. Nëna gëzon një pension të pleqësisë, kurse edhe djali e merr një ndihmë sociale si i paftë për punë, por që të dyja janë fare të pamjaftueshme vetëm për nevojat e tyre, e të mos flasim për të siguruar ushqimin dhe gjërat e tjera elementare për jetë ", është ankuar ndër të tjera ky qytetar. 

Shpesh kthehet me xhepa boshë Mbi të gjitha, Ahmeti është ankuar se nuk po arrin të sigurojë një vend punë në mënyrë që familja dhe vetë ai të mos heqin edhe për gjerat më elementare për jetë. "Më së shumti jam në zor për të gjetur një punë, në mënyrë që mos të mbes barrë e shoqërisë dhe familjes. Nuk shkohet jeta duke pritur nga të tjerët. Po e ka të vështirë, sidomos për djalin, i cili po me dhimbset,po heq për të gjitha. Po të kisha mundësi do të kërkoja ndihmë mjekësore gjithandej dhe nuk do ta lija në këtë gjendje. Por, kur nuk ke, nuk ke nga t'ia mbash. Por, e kam edhe hallin e nënës, e cila gjithashtu është duke e kaluar një pleqëri jo të rehatshme në mungesë të kushteve dhe edhe ajo vetë vuan nga shumë sëmundje", thoshte Ahmeti, duke shpjeguar se të vetmin vend e ka gjetur tregun e punës, ku ai del për çdo ditë për të kërkuar punë,por edhe aty shpesh kthehet me xhepat boshë. Ai theksoi se nuk mund të punësohet njeri pa pasur një lidhje politike apo familjare. Ky qytetar, edhe pse ka gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale,por edhe me dy anëtarë të sëmurë, thekson se detyrohet t'i paguajë të gjitha obligimet komunale. "Po të ishim të liruar nga këto obligime, ndoshta do ta kishim më lehtë, por kur po bëhen edhe këto, mezi po ia dalim në fund të një muaji",është shprehur Ahmeti. Mbi të gjitha, Ahmeti po dëshiron që një ditë të mos jetë i varur nga kjo punë, e as të mbetet barrë e dikujt tjetër, të gjejë një vend pune. 

(Kosova Sot)

 

Image