Basha: Jemi të hapur për aleancë me çdo parti...i bashkohet deputeti i parë socialist?!(Foto)

  • 22 October 2016 - 14:45
Basha: Jemi të hapur për aleancë me çdo parti...i bashkohet deputeti i parë socialist?!(Foto)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot se aleanca e djathtë është e hapur për çdo forcë politike. Një thirrje kjo që lideri i opozitës e bëri publikisht gjatë fjalës që mbajti në konventën e 6-të Kombëtare të Partisë Ambjentaliste Agrare.

"Shpreh bindjen se këtë frymë aleanca jonë është e hapur dhe ne jemi të gatshëm të mirëpresim çdo forcë politike dhe të përfaqësojmë çdo shqiptar që qëndron dhe lufton për këto vlera", - tha Basha. 

Por në konventën e PAA-së, e cila është në koalicion e djathtë, ka qenë i pranishëm edhe një socialist. Bëhet fjalë për deputetin Vladimir Kosta, i cili shpesh ka shprehur përplasjet e tij me mazhorancën.

Në korrik të këtij viti deputeti Vladimir Kosta deklaronte largimin nga Partia Socialiste, në një letër dërguar kryeministrit Edi Rama, ku ndër të tjera thoshte se me kërkesë të Ramës, ka paguar 110 mijë euro për një televizion në Berat.

(Kosova Sot)