Vëlla e motër kërkojnë një familje

  • 22 October 2016 - 19:57
Vëlla e motër kërkojnë një familje

QENË TË DETYRUAR QË TË LARGOHESHIN NGA SHTËPIA E TYRE NË BERMUDE

Ka 18 muaj që ata gjenden në listën e adoptimit

Një vëlla dhe një motër, të moshës 6 dhe 4-vjeçare, nga territoret tejoqeanike britanike, shkuan në Britani pa pasur kush t'i priste
I shte udhëtimi i tyre i parë i madh, duke fluturuar 3500 milje mbi Oqeanin Atlantik. Por, kur Sovvy dhe Zeeky arritën në Londër nga Bermudet, në aeroport ata nuk i priste askush i njohur. Ata u dërguan në një qendër strehimi, para se të dërgoheshin në shtëpinë e një familjeje mikpritëse të "prindërve" Jeanette dhe Paul. Dy vjet më pas, Sovvy, 6 dhe Zeeky 4, janë duke shpresuar ta kompletojnë udhëtimin e tyre. Duke qenë të detyruar që të largoheshin nga shtëpia e tyre, ku kishin lindur dhe, e vetmja gjë që duan është që të birësohen nga një familje e mirë, e gatshme që të rritur fëmijë, transmeton gazeta Kosova Sot.

"Kur arritën ishin të frikësuar dhe të tërhequr"

Meqë ata tanimë kanë përjetuar kaq shumë, motër e vëlla janë tepër të afërt midis veti. Është shumë i frikësuar mos po e ndajnë nga motra, personi i vetëm të cilin ai e njeh mirë dhe tek i cili është në gjendje që të mbështetet. "Kur arritën ishin të frikësuar dhe të tërhequr", thotë Jeanette, 52. "Sovvy rrinte ulur dhe shikonte tavanin, pa lëvizur fare". "Asaj nuk i pëlqen që të ankohet, nuk është në natyrën e saj. Mendoj se ajo luante rolin e nënës". Sovvy me të vërtetë është e qetë dhe serioze, derisa të njoftohet me ju. Ajo e ka shumë vështirë t'iu besojë të tjerëve. Jeanette - e cila ka dy djem, të moshës 22 dhe 17 vjeç, ka 22 vjet që luan rolin e prindërve strehues dhe thotë se, bashkë me burrin Paul, 53 vjeç, deri më tani janë përkujdesur për më shumë se 100 fëmijë. Por, ajo thotë se lidhja e saj me Sovvy-n dhe Zeeky-n është e veçantë, meqë për ta është duke u përkujdesur tash e një kohë goxha të gjatë. 

Kurrë nuk flet për prindërit biologjikë

Sikur që kishte ndodhur edhe me fëmijët e tjerë, asaj i kishin treguar shumë pak detaje rreth jetës paraprake të këtyre fëmijëve. Por, ajo thotë se, që nga dita kur kishin arritur ata, ishte e qartë se kishin nevojë të madhe për vëmendje. Ajo, për këtë shkak, mendon se fëmijët ishin sjellë në Britani për shkak se ishin lënë pas dore. Por, ajo nuk e di në ç'nivel shpirtëror kishin vuajtur ata. "Ata erdhën drejt e tek unë, bashkë me punëtorin social. Zeeky ishte tepër i vogël, saqë nuk besoj se kuptonte çka ishte duke ndodhur. Sovvy kishte qenë nën përkujdesje edhe në Bermuda, por ishte evidente se asaj i mungonte nëna biologjike. Ajo kurrë nuk flet për prindërit biologjikë, por përmend dy nëna dhe disa dado". Zeeky ka probleme me mësim, prandaj ka nevojë për një mbështetje shtesë. Thënë shkurt, ajo mendon se po ta gjejnë një familje adekuate, Zeeky dhe Sovvy do të ishin tepër të lumtur dhe do të zhvilloheshin në mënyrë adekuate. Ka 18 muaj që ata gjenden në listën e adoptimit.

(Kosova Sot)