Rakiq: Rivitalizimi i urës nuk bëhet deri në fund të këtij viti

  • 24 October 2016 - 15:03
Rakiq: Rivitalizimi i urës nuk bëhet deri në fund të këtij viti

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq ka thënë se ura kryesore e Ibrit në Mitrovicë nuk do të jetë e hapur deri në fund të këtij viti.

Nataliya Apostolova, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë ka thënë se ceremonia e hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicë është planifikuar të bëhet në fund të vitit dhe shpreson se projekti do të përfundojë me sukses.

“Temat e vizitës së sotme nuk ishin rivitalizimi dhe hapja e urës, por data e hapjes zyrtare e urës mund të ju sigurojë se nuk do të ndodhë  deri në fund të këtij viti”, ka thënë Rakiq.

Parakusht për këtë është ndërtimi i një zonë për këmbësorë në pjesën e rrugës Mbreti Peter,  si dhe demarkacionit administrativ në mes të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut,  ka shtuar Rakiq.

(Kosova Sot)