Apeli lë përfundimisht në burg edhe Sami Lushtakun

  • 25 October 2016 - 12:13
Apeli lë përfundimisht në burg edhe Sami Lushtakun

Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar Sami Lushtakut dënimin për vrasjen e një civili shqiptar.

Identiteti i të vrarit nuk dihet, sikurse nuk dihet as vendi i saktë ku është vrarë.

Përveç kësaj Gjykata ia ka rritur dënimin prej 12 vjetësh kryetarit të paraburgosur të Skenderajt, kanë thënë burime të Gjykatës për gazetën Kosova Sot.

Lushtaku, që ka qenë komandant i Zonës Operative të Drenicës është dënuar dhe po mbahet në paraburgim së bashku me bashkëluftëtarë tjerë të “Grupit të Drenicës”.

Ndërsa Sylejman Selimit i është vërtetuar dënimi në rastin “Drenica 2”. Do të vuaj gjashtë vjet burgim. Ai, e ka të hapur procesin edhe në “Drenica 1” së bashku me Lushtakun dhe të tjerët.

‘Edhe në rastin ‘Drenica 1’ nuk ka ndonjë ndryshim të madh,raporton Kosova Sot Online.

(Kosova Sot)