Raporti i Human Rights Watch për torturimin e të burgosurve të grusht shtetit në Turqi

  • 25 October 2016 - 18:53
Raporti i Human Rights Watch për torturimin e të burgosurve të grusht shtetit në Turqi

Organizata joqeveritare HRW njofton për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe të burgosurve në Turqi.

Gjendja është keqësura shumë pas ngjarjeve të korrikut. Bashkëpunëtorët e kësaj organizate joqeveritare thonë se rregullat e reja kanë pasoja ekstreme negative për të drejtat e të arrestuarve.

Në raport përshkruhen 13 shembuj të keqtrajtimeve të të burgosurve - duke nisur nga moslejimi i fjetjes e deri tek rrahjet, abuzimet seksuale dhe kërcënimet me dhunime. Keqtrajtimet kanë filluar menjëherë në korrik.

Andrew Gardner, një nga autorët e raportit, thotë se shumë viktima kanë frikë të flasin për atë që u ka ndodhur në burg. Ndërkohë që edhe shumë pak avokatë kanë pasur guximin të njoftojnë për këto raste.

(Kosova Sot)