Aksidentohet autobusi i shkollës, lëndohen shoferi dhe pesë fëmijë (Foto)

  • 25 October 2016 - 22:04
Aksidentohet autobusi i shkollës, lëndohen shoferi dhe pesë fëmijë (Foto)

Një shofer i autobusit të shkollës dhe pesë pasagjerë fëmijë janë shtruar në spital të martën pasdite, pasi autobusi humbi kontrollin dhe u përplas me një shtëpi në Boston të SHBA-ve.

Autobusi u rrëzua pranë një ndërtese në Quarry Street. Në të ndodheshin nxënës të klasës së pestë përshirë edhe fëmijë të kopshtit.

Gjithsej në autobusë ndodheshin 34 fëmijë, pas përplasjes ata u larguan ndërsa pesë prej tyre së bashku me shoferin janë dërguar në spital.

(Kosova Sot)