Digjet shtëpia, marrin lëndime burrë e grua

  • 26 October 2016 - 11:18
Digjet shtëpia, marrin lëndime burrë e grua

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga djegia e një shtëpie në Klinë ka pësuar lëndime një burrë dhe një grua, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Është përfshirë nga zjarri një shtëpi, pronë e viktimës  mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e zjarrit dy viktima një mashkull dhe një femër K-Shqiptare kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Sipas viktimës, dyshohet se shkaktar i zjarrit mund të jetë energjia elektrike, por që mbetet të hetohet nga zyrtarët kompetent, ndërsa vlera e  dëmit të shkaktuar nuk dihet.

(Kosova Sot)