Arrestohet drejtori i Agjencisë Qendrore të Prokurimit

  • 27 October 2016 - 14:43
Arrestohet drejtori i Agjencisë Qendrore të Prokurimit

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën drejtorin e Agjensisë Qendrore të Prokurimit, Mursel Rraci, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ende nuk është qartësuar se për çfarë rasti konkretisht bëhet fjalë, por policia tha për kallxo.com se të arrestuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

(Kosova Sot)