Mogherini i thotë Vuçiqit se marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen sa më shpejt

  • 27 October 2016 - 17:38
Mogherini i thotë Vuçiqit se marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen sa më shpejt

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq kanë zhvilluar një bisedë telefonike sot.

Sipas medieve serbe, Mogherini i ka bërë me dije Vuçiqit që është i nevojshëm sa më shpejt zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, si kush themelor për vazhdimin e dialogut të integrimit.

Deklarata e Qeverisë së Serbisë, Vuçiqi dhe Mogherini janë pajtuar se vazhdimi i rrugës europiane të Serbisë është thelbësore, jo vetëm në aspektin politik, por edhe në atë ekonomik të Serbisë.

(Kosova Sot)