Tetë anëtarë rropaten me rreth 2 euro në ditë

  • 20 November 2016 - 07:46
Tetë anëtarë rropaten me rreth 2 euro në ditë

Bashkëshortja e parë e Abazit vdiq nga kancer.

Të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë këtë familje, e cila jeton në gjendje të rëndë, mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni: 049 483 205.

Shtëpia, ku jeton familja 8-anëtarëshe e Abaz Krasniqit, nuk i plotëson aspak kushtet për banim. Bashkëshortja e dytë e Abazit, Zana Krasniqi, shprehet se e kanë të vështirë të jetojnë me vetëm 80 euro ndihmë sociale që marrin. Shtëpia është e ngushtë dhe nuk i zë të gjithë familjarët, të cilët shpesh mbesin edhe pa bukë e gjëra të tjera elementare,raporton Gazeta Kosova Sot

F amilja Krasniqi nga Qallapeku i Lipjanit po jeton si mos më keq. Shtëpia ku jeton familja 8-anë- tarëshe nuk i plotëson aspak kushtet për banim. Kurse shpesh familja mbetet edhe pa gjërat më elementare. Familja jeton e varur nga një ndihmë sociale në vlerë prej 80 eurosh, e cila nuk ju mjafton as për ushqim. Ndërkohë e gjithë familja jeton në dy dhoma të një shtëpie të stërvjetruar duke ua rrezikuar edhe jetën banorëve aty. Në anën tjetër, derisa kryefamiljari Abazi gjatë ditës kur e kemi vizituar këtë familje nuk e gjetëm në shtëpi, pasi që kishte dalë për të kërkuar punë krahu, ishte Zana bashkëshortja e tij e dytë, e cila na priti dhe na njoftoi për gjendjen e rëndë në të cilën është duke jetuar ajo me bashkëshortin Azemin, djalin e saj dhe pesë fëmijët tjerë të Azemit, pasi që nëna e tyre u kishte vdekur nga sëmundja e kancerit, kohë më parë. "Jetojmë nga një ndihmë sociale prej 80 eurosh. Asnjë nuk jemi të punësuar kurse burri del për çdo ditë për të kërkuar punë krahu, por rrallë gjen", rrëfen kryefamiljarja Abazi, para derës së një shtëpie të vjetër, e cila nuk mbahet mend se kur është ndërtuar. "Shumë vështirë e kemi me këtë shumë të ndihmës sociale t'ia dalim. Të pesë fëmijët janë në shkollë, dy bëjnë rrugë për në Lipjan, të tjerët këtu. Dhe vështirë të udhëtojnë çdo ditë dhe pa para. Ka raste edhe kur mbesim edhe pa ushqim. Një gjendje jo të mirë sa i përket ushqimit e kemi edhe sot. Burri doli për të kërkuar punë", është shprehur ndër të tjera ajo, duke shtuar se gjërat ushqimore më të nevojshme i kanë në shtëpi vetëm edhe për dy ditë, por jo edhe më shumë.

Image

 

Shtëpia e stërvjetruar Zana shprehet se burri saj mundohet të kujdeset që fëmijët mos t'i heqin keq, edhe pse vuan nga tensioni dhe është nën ndikim të terapisë. Edhe vetë Zana është me tension të lartë. Ajo përshkruan tutje se si mbesin në shtëpi edhe pa gjërat më elementare. Ajo shton se janë ditët më të rënda, që i përjetojnë ajo me burrin dhe fëmijët, kur mbesim pa gjërat më elementare për jetë. "Dalim e kërkojmë kush ka mundësi të na ndihmoj", thotë ajo. E keqja e kësaj familjeje është se shtëpia e banimit është e stërvjetruar. "Mungesa e dhomave është një problem i madh për ne familjarëve. Shtëpia është bërë e rrezikshme për banim". Zana thotë se disa fëmijë i dërgojnë tek gjyshërit aty afër për të fjetur, sepse nuk kanë ku. "Deri më tani fëmijët kanë fjetur në ato dhomat e shkatërruara andej, por tani nuk ka mundësi të flenë aty, sepse kur bie shi, aty lagen pothuajse të gjitha gjërat. Prandaj, duke mos pasur mundësi tjetër i kam dërguar tek pleqtë aty në shtëpinë afër nesh", shprehet ajo 

Muret e çara Në anën tjetër, kjo zonjë është ankuar edhe për insekte që janë prezente brenda shtëpisë së vjetër me mure të çara. "Insektet nuk po na lënë rehat, jemi në hall nga ato", thotë Zana. Për më shumë ajo është ankuar edhe për mungesë të ujit brenda shtëpisë e gjithashtu edhe për mungesë të banjës. "Tmerri nuk ka tjetër emër, po nuk po kemi se çka të bëjmë", thotë ajo duke bërë të ditur se kanë kërkuar ndihmë për një kulm të sigurt mbi kokë nga Komuna e Lipjanit, por që nuk kanë arritur ta sigurojnë deri më tani. "Problemin më të madh tash e kemi për një shtëpi që të mos rrezikohemi. Përveçqë është e vogël, ajo po bëhet ditaditës edhe e rrezikshme për banim", shton Zana. Ndryshe kjo zonjë ka hallin se tani kur ditët e ftohta po afrohen, bashkëshorti i saj nuk do të arrijë të gjejë as punë krahu. "Më së vështiri për të gjitha e kemi gjatë dimrit, sepse punë nuk ka", tha ajo. Zana thotë se nëse dikush nuk del t'u ndihmojë do ta kenë të vështirë për këtë dimër. U ndamë nga kjo familje mëse nevojtare. Andaj, të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë këtë familje, e cila jeton në gjendje të rëndë, mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni: 049 483 205.

(Kosova Sot)