Flet bashkëshortja e Baki Çokut: Nuk kemi lidhje me terrorizmin

  • 01 July 2015 - 13:07
Flet bashkëshortja e Baki Çokut: Nuk kemi lidhje me terrorizmin

Diamanta Çoku mohon çdo lidhjem e terrorizmin. Bashkëshortja e Bakiu, 40 –vjeçarit të arrestuar në Lushnje për llogari të autoriteteve italiane është e tronditur nga akuzat. Pak pas arrestimit të bashkëshortit, duke folur për disa media, ajo tha se familja ishte terrorizuar nga arrestimi, nga prania e forcave të shumta policore dhe ndërhyrja e tyre. Diamanta Çoku ka thënë se familja e saj është e varfër, jeton në kushte të vështira dhe se nuk ka lidhje me ISIS. Por nga ana tjetër ka treguar se nipi i bashkëshortit, Aldo Koduzi, është në Siri. Megjithatë, ajo ka thënë se familja e saj nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin e Koduzit dhe se nuk është e përfshirë në rekrutimin e xhihadistëve.