Kaçaniku: Arkës së shtetit i mungojnë 3.5 miliardë euro

  • 01 July 2015 - 07:29
Kaçaniku: Arkës së shtetit i mungojnë 3.5 miliardë euro

Kosova oazë e kntrabandës dhe evazionit fiskal

Qeveria hesht raportet për informalitetin deri 38 për qind 

"Mosinteresimi për këtë evazion të rëndë fiskal dëshmon për autorësinë e evazionit, për ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë dhe për papërmirësueshmërinë e kësaj klase politike, e cila, me ose pa vetëdije, po ia përshpejton vetes fundin", ka thënë kreu i organizatës "Konsumatori", Selatin Kaçaniku 

Në fillim të muajit qershor të këtij viti, Aleanca Kosovare e Bizneseve ka prezantuar një hulumtim të kryer nga ekspertët e saj në lidhje me ekonominë e zezë, apo siç thuhet ndryshe për ekonominë informale. Të dhënat që AKB -ja prezantoi kanë qenë tejet shqetë- suese, pasi bëhej fjalë për dëmtimin me miliarda euro të buxhetit të Kosovës si pasojë e kontrabandës dhe jo vetëm. Kështu, në Kosovë, sipas hulumtimit të eksperteve te AKB -së, vlera e evazionit fiskal dhe kontrabandës për llogaritet në 1.7 miliard euro, ndërsa shkalla e informalitetit rezultoi të ishte rritur dukshëm nga 35 deri në 38 për qind. Por, megjithëse ky raportim i AKB-së po bëhet gati një muaj që është bërë publik, ende nuk ka pasur ndonjë hap të ndërmarrë nga institucionet kompetente. Për kryetarin e Komisionit parlamentar ekonomik Muhamet Mustafa këto të dhëna janë të pamundura, ndërkaq që njohësit dhe ekspertët e çështjeve ekonomike vlerësojnë se situata është fatkeqë- sisht edhe më e rëndë se kaq. "Kjo është thjesht e pamundur. Mund të jetë ekonomia informale aq, por taksat, pra evazioni fiskal, janë vetëm një për qind e kësaj, për aq sa do të përshihej në tatim kjo shumë", është shprehur kreu i Komisionit parlamentar ekonomik, Muhamet Mustafa... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)